Rama : Pa shqiptar nuk ka Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i cili vendosi të mos i japë mandatin për formimin e qeverisë kryetarit të  LSDM-së, Zoran Zaev.

“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut por e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”, shkruan Rama.

Share.