Rama: Ekstremizmi, sfida kryesore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama ndodhet në Varshavë të Polonisë, ku po merr pjesë në samitin 2 ditor të NATO-s, ku do të diskutohet për çështje të sigurisë. Në fjalën e tij të marrë në sesionin e punës të krerëve të shteteve dhe qeverive, Rama nënvizoi se Shqipërisë i është dashur të kalojë nëpër një rrugë të gjatë e të vështirë derisa u bë pjesë e Aleancës më të madhe të sigurisë në botë.

“Gjatë regjimit komunist në Shqipëri, si NATO dhe Traktati i Varshavës konsideroheshin e keqja, ndërsa sot është një anëtare krenare e Aleancës dhe kjo është arritje madhore e vendit tim”, tha Rama. Kryeministri theksoi se Shqipëria mbetet e angazhuar në përmbushjen e të gjitha angazhimeve e detyrimeve të saj buxhetore si anëtare e NATO-s. “Samiti zhvillohet në një moment kur përballemi me sfida serioze të sigurisë. Sot, ekstremizmi i dhunshëm dhe islami radikal janë kërcënimi më serioz për sigurinë kolektive, çka kërkon ndërveprim dhe bashkërendim të përpjekjeve në nivel lokal dhe global.

Share.