Rama dhe Thaçi në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me rastin e Ditës së Komunës së Ulqinit, të shtunën paralajmërohet se do të jenë të pranishëm  edhe kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministri i Punëve të jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka ka konfirmuar për media këtë informatë. Jozyrtarisht thuhet se Rama dhe Thaçi do të nderohen me mirënjohje “ Nderi i Ulqinit”. Po ashtu paralajmërohet se pritet ardhje joformale në Ulqin edhe të kryeministriat Millo Gjukanoviq.

Share.