Rama dhe Manastirliu thirrje qytetarëve për vaksinim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar qendrën e re shëndetësore në Dimal, e rindërtuar në kuadër të programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, ku ka nisur sot, si në të gjithë vendin, java e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar mbi 18 vjeç.
Duke theksuar faktin se në Europë po shihet një rritje e rasteve edhe për shkak të variantit Delta, Manastirliu tha se arma më e fuqishme është vaksinimi.
Edhe Kryeministri apeloi qytetarët që të vaksinohen sa më parë, duke thënë se ai ka marrë të dyja dozat e vaksinës dhe nuk ka asnjë problem.
Për t’u imunizuar çdo i interesuar nuk ka nevojë të bëjë aplikim apo të rezervojë vaksinim, pasi mjafton që të paraqesë pranë punonjësve shëndetësor vetëm një kartë identiteti.
Krahas vaksinimit në qendrat shëndetësore dhe pikat e organizuara të imunizimit masiv, ekipet shëndetësore do të vijojnë edhe vaksinimin derë më derë për personat që nuk kanë mundësi të lëvizin.
Shqipëria ka marrë deri më tani mbi 1 milion e gjysmë vaksina dhe ka injektuar në popullatë mbi 1 milion prej tyre.

Share.