Rajmonda Cukaj shoqëruesja e dytë e Miss Shqipërisë 2015

0

MISS-SHQIPERRIA-473x514Sara Karaj u shpall më e bukura e Shqipërisë mbrëmjen e së dieles në një nga zonat turistike më tërheqëse në Shqipëri në Voskopojë, nën një atmosferë mistike rrethuar me manastirë, kisha e ikona, u shpall Miss Shqipëria 2015. Juria e përbërë nga Sotiraq Filo, Arlinda Dudaj, Elona Bano, Rezarta Delisula, Romina Dosti, Anisa Petrela, Herjon Mustafaraj, Milaim Zeka nuk e pati të lehtë të zgjidhte më të bukurën, e megjithatë kurora ishte vetëm një dhe atë mbretëresha e një viti më parë ia dorëzoi pikërisht vajzës me numër 14. Shumë pranë fitores kanë qenë edhe dy shoqërueset e Miss-it Elizabeta Pllumbi dhe Rajmonda Cukaj.
Rajmonda Cukaj ishte përfaqesuesja e Malit të Zi e cila me bukurin e saj arriti të bënte jurinë për vehte duke marrë vendin e 3 në Miss Shqipëria 2015 e në këtë mënyrë ajo fiton të drejtën të prezantojë Malin e Zi në Miss Globe të këtij viti në Kanada. Cmimi ju dha  nga sipërmarrësi Irfan Hysenbelliu. Nën prezantimin e aktores Zamira Kita dhe gazetarit Enkel Demi me regjinë e Petri Bozos me skenar të Alda Bides e Kozata Kurtit, 30 vajzat parakaluan në skenën e garës, nga ku doli edhe më e bukura. Emocioneve të konkurimit iu shtua edhe atmosfera e spektaklit të dhuruar nga aktori Herjon Mustafaraj, I cili interpretoj bashkë me vajzat konkurente një variant të “amerikanizuar’ orkestruar nga Shpëtim Saraci të këngës së njohur “Lule Borë”. Nuk mund ti mungonin kësaj feste bukurie edhe artistët e mirënjohur vendas si vëllezërit korçar Endri dhe Stefi, Devis Xherahu po ashtu edhe Eli Fara e cila solli në skenën e Voskopojës një këngë të re me një klip të organizuar me vajzat konkurente të këtij viti. Një tjetër I ftuar ishte edhe Neki Emra, fitues I Netëve të Klipit Shqiptarë I mbajtur para pak javësh në Ulqin. E pranishme në këtë event ishte Miss Santa Anna Pilar organizatore zyrtare e Miss Globe Canada .Ajo ndoqi nga afër përzgjedhjen e Miss Shqipërisë 2015 e cila në fundvjeshtën e këtij viti do të udhëtojë drejt Torontos bashkë me stafin Shqipëtarë të “Deliart Association”.

Share.