Radhë të gjata për vaksinat Pfizer

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një kontigjent prej rreth 1,400 dozash të vaksinës Pfizer mbërriti dje në Mal të Zi, dhe interesimi i qytetarëve për këtë vaksinë është i madh, çka e dëshmon edhe turma e sotme para Qendrës Universitare në Podgoricë.

Mjekja e Qendrës Shëndetësore , Sladjana Raçiq, tha se këtë mëngjes para kësa qendre kishte shumë njerëz dhe se po përpiqen të sigurojnë që të gjitha masat të respektohen, por kërkojnë edhe nga qytetarët që të japin kontributin në këtë drejtim. Arsyet për një interesim të tillë të qytetarëve, thotë ai, janë të ndryshme.

“Pacientët me sëmundje kronike, njerëz me sëmundje serioze siç janë pacientët onkologjik, kryesisht marrin një rekomandim nga një mjek specialist për të marrë vaksinën Pfizer. Përveç kësaj, një numër i madh i të rinjve duan të marrin këtë vaksinë  për udhëtime, “sqaroi ajo, duke shtuar se vaksina Astra Zeneca dhe Sinofarm janë gjithashtu në dispozicion.

Raçiq u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të dalin nga kjo situatë sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht pasi përhapja e llojit të deltës së koronavirusit është kërcënuese në periudhën e ardhshme.

Share.