R. Krivokapiq: Koalicioni me PDS-në nuk vjen në konsiderim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një intervistë për TV Teuta, kryetari i Partisë Socialdemokrate Ranko Krivokapiq  ishte shumë kritik ndaj ish-partnerëve të tij të koalicionit. I pyetur nëse ekziston mundësia e një koalicioni tjetër me PDS-në pas zgjedhjeve, Krivokapiq tha se mundësia është “absolutisht e përjashtuar.” Si shembull shkatërrimi të një qyteti nën udhëheqjen e partisë në pushtet, Krivokapiq mori atë të Budvës, i cili është plotësisht i “helmuar nga korrupsioni dhe se udhëheqësit e saj qytetin e kanë shëndrruar në pronë private.”

Partia Socialdemokrate ka një plan për zhvillimin e Ulqinit, i cili sipas tij,  është krejtësisht i shkatërruar nga qeverisja e gabuar e politikanëve të korruptuar. Në pyetjen se  me cilat subjekte preferon koalicion të mundshëm pas 16 tetorit, Krivokapiq ishte i qartë. – “Shtylla për të ardhmen e qeverisë së re janë ato që përbëjnë qeverinë e tanishme të përkohshme, dhe  me të cilët ne me siguri mund të hyjmë në negociata pas zgjedhjeve”, tha në mes tjerash Krivokapiq.

Share.