QTD: Disa institucione fshehin shpenzimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjysma e institucioneve nuk i ka publikuar Kartat analitike dhe as shpenzimet të udhëtimeve për periudhën e kaluar 7 ditore duke shkelur në këtë mënyrë ligjin dhe duke fshehur shpenzimin e të hollave pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale, ka kumtuar Qendra për Tranzicionin Demokratik.

Ata kanë përkujtuar se ligji për financimin e subjekteve politike dhe të fushatave zgjedhore i obligon të gjithë konsumuesit buxhetor që duke filluar nga dita e shpalljes e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të publikojnë një herë në javë kartat analitike në web faqet e veta. Zëvendësdrejtorja e kësaj qendre, Biljana Papoviq, ka theksuar se të gjitha organet në nivelin shtetëror dhe atë lokal, ndërmarrjet dhe institucionet publike, shoqatat afariste, themelues i të cilave është shteti, janë të detyruar që në faqet e veta në internet të publikojnë të gjitha shpenzimet për udhëtim për shfrytëzimin e automjeteve zyrtare.

Share.