Qiramarrësit e plazheve kërkojnë shtyrjen e afatit për dorëzimin e dokumentacionit

0

Qiramarrësit e plazheve nga Ulqini i janë drejtuar pushtetit lokal, Ministrisë së turizimit dhe të Mirave Detare me kërkesë për të shtyrë afatin e dorëzimit të dokumentacionit përkatës, pasi sipas tyre ai është shumë i shkurtër, duke pasur parasysh se tenderët këtë vit janë shpallur tepër vonë. Qiramarrësit kanë për detyrë që menjëherë pas nënshkrimit të kontratës të bëjnë projektin ideor të objektit të përkohshëm i cili duhet të miratohet nga arkitekti i qytetit. Po ashtu në afat prej 15 ditësh para se të vendosin objektin e përkohshëm ata duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin e duhur pranë Drejtorisë për inspektim, çka për qiramarrësit është një kohë tepër e shkurtër. Ata ankohen se dokumentacionin e duhur e kanë të pamundur ta sigurojnë para muajit gusht dhe kërkojnë një zgjidhje kompromisi në mes institucioneve.

Share.

Leave A Reply