Qeveria sot procedon Demarkacionin në Kuvend

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Kosovës do të procedojë sot në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Kështu ka paralajmëruar kryeministri i Kosovës Isa Mustafa të premten, kur edhe ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Yee me të cilin u pajtuan që të hënën Qeveria t’ia procedojë Kuvendit të Kosovës Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Ndërkaq, në bazë të njoftimit për media dërguar nga zyra e kryeministrit, Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në orën 10:00.

Share.