Qeveria prezantoi propozim buxhetin. Abazoviq: Dy muajt e ardhshëm të gjithë për turizëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq i shoqëruar nga zv.kryeministri Dritan Abazoviq dhe ministri i financave Millojko Spajiq, prezantuan sot propozimin e buxhetit të Malit të Zi për këtë vit fiskal. Në fillim të konferencës, Kryeministri i kërkoi falje publikut dhe mediave për organizimin e konferencës online, duke respektuar masat epidemiologjike. Lidhur me Programin e Punës së Qeverisë, Krivokapiq tha se ata u përpoqën të ishin sa më transparentë që të ishte e mundur dhe renditi fushat me përparësi në punën e Qeverisë. Fusha e parë me përparësi është sundimi i ligjit, i cili lidhet drejtpërdrejt me raportet e Komisionit Evropian për Kapitujt 23 dhe 24. Zona e dytë është Financa e Shëndetshme dhe Zhvillimi Ekonomik,, zona e tretë është shëndeti dhe mbrojtje e mjedisit. Zona e katërt është zvillimi i edukimit dhe njohurive, kurse zona e pestë, transformimi dixhital. Zëvendës Kryeministri , Dritan Abazoviq, tha se sundimi i ligjit është përparësi, duke deklaruar se burimet njerëzore janë problemi më i madh i vendit tonë. “Qëllimi afatgjatë është që Malin e Zi si të brendohet si shtet ekologjik. Të gjitha veprimtaritë e Qeverisë së Malit të Zi në dy muajt e ardhëshëm do t’i kushtohen përgatitjeve për sezonin turistik,” tha Abazoviq. Ministri Spajiq deklaroi se me përgjegjësi pretendon se buxheti i propozuar është buxheti më i mirë në historinë e Malit të Zi. “Për herë të parë kemi një program buxhetor të zbatuar në tërësinë e tij. Qytetarët do të njoftohen se ku do të shpenzohet çdo cent. Kemi gjetur një situatë të vështirë, pasi në historinë  moderne të Malit të Zi nuk ka pasur recesion më të rëndë,” pretendon Spajiq. Të ardhurat e pritshme nga sezoni turistik veror, sqaroi ministri, bazohen në të dhëna nga sezoni dimëror, të cilat kishin një realizim prej rreth 65 përqind të të ardhurave krahasuar me vitin 2019. “Vaksinimi, i cili po shkon më shpejt se sa ishte planifikuar, na shtyu të kemi vetëbesim në lidhje me parashikimet,” tha Spajiq, duke deklaruar është edhe parashikim i FMN-së  se Mali i Zi do të gjenerojë 65% të të ardhurave krahasuar me 2019-tëm. Si Spajiq ashtu edhe Krivokapiq theksuan se nuk ekziston asnjë arsye që buxheti të mos përkrahet në Kuvend.

 

B.Çoba

Share.