Qeveria në kërkim të votave për Demarkacionin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koalicioni qeverisës është duke bërë përpjekje që t’i sigurojë votat për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, të cilën për më shumë se një vit nuk arriti ta ratifikonte. Përfaqësuesit e Qeverisë thonë se në momentin që sigurohen 80 votat e nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes së Vjenës ajo do të procedohet në Kuvend për votim.

Në anën tjetër, subjektet opozitare thonë se Qeveria po tregohet kokëfortë në këtë çështje, megjithatë ata thonë se koalicioni nuk do t’i ketë asnjëherë votat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, të cilën opozitarët e konsiderojnë të dëmshme për vendin.

Share.