Qeveria ndalon përfundimisht magazinimin e cigareve në Portin e Tivarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria ka miratuar vendimin për ndalimin e magazinimit të produkteve të duhanit brenda zonës së lirë të Portit gë Tivarit, njoftoi zëvendës kryeministri Dritan Abazoviq në Twitter.  Ai tha se në atë mënyrë, më në fund u dha një goditje e fortë grupeve të organizuara kriminale që kishin organizuar kontrabandë përmes Portit të Tivarit për dekada. Ai shtoi se është urdhëruar edhe mbikëqyrje e rritur në zonën e lirë “Kombinati i Ri i Duhanit”.

“Me këto veprime vendimtare, ne po rikthejmë imazhin e Malit të Zi dhe po mbrojmë interesat e shtetit! Mali i Zi nuk do të njihet më nga kontrabanda e cigareve dhe krimi i organizuar, por nga paqja dhe zhvillimi!”, tha Abazoviq.

Share.