Qeveria miraton Studimin shtetëror për Plazhin e Madh. Planifikohen 7000 krevate

Qeveria miraton Studimin shtetëror për Plazhin e Madh. Planifikohen 7000 krevate

0

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar Studimin shtetëror për Plazhin e Madh , me të cili në këtë zonë planifikohen 7.000 krevate në hotele të kategorisë së lartë. Ky studim përfshin një sipërfaqe prej 200 hektarë deri në pjesën më të largët në perëndim të plazhit.

Në kumtesën e Qeverisë thuhet se në bazë të studimit, ndërtimi i njësive hotelerike parashihet përgjatë rrugës Ulqin-Ada e Bunës, kurse investitorët do të kenë obligim që të respektojnë të gjitha rregullat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe standardet më të rrepta ekologjike.

Please follow and like us: