Qeveria miraton ndryshimet e Ligjit për prokurimet publike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e sotme ka miratuar më së fundmi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për prokurimet publike, i cili shpeshherë është cilësuar si pengesë për realizimin e investimeve. Me ndryshimet e miratuara , pala e cila ankohet për parregullsi në procedurën e prokurimit, ka afat vetëm 10 ditor për të dorëzuar ankesën që prej ditës së përfundimit të prokurimit, si dhe vërtetimin e pagesës prej 1% të vlerës së komplet prokurimit, por jo më shumë se 20.000 euro.

Me këtë ndryshim tentohet që të vështirësohen qëllimet eventuale për obstruksion nga palët pjesmarrëse në prokurim. Gjithashtu, marrëvesha e drejtpërdrejtë dhe ajo e metodës shoping janë hequr nga ligji dhe në të ardhmen nuk do të jenë të mundshme, por shuma e cila detyron shpalljen e prokurimit publik është ngritur në 15.000 euro.

Share.