Qeveria miraton ligjin për shfaqjen e lirë të simboleve kombëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e djeshme miratoi propozimin e Ligjit Zgjedhor për  përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare. Me këtë vendim rregullohet e drejta për të zgjedhur, përdorur dhe shfaqur publikisht simbolet kombëtare të popujve pakicë dhe grupeve të tjera etnike në Mal të Zi.

Me këtë ligj pakicat kanë të drejtë përdorimin e lirshëm të simboleve kombëtare në festat familjare, manifestimet kulturore dhe politike si dhe insitucionet lokale në vendet ku përbëjnë mbi 5% të popullsisë.  Po ashtu me këtë ligj ndalohet përdorimi i simboleve kombëtare në insitucionet e Qeverisë, Kuvendit, dhe Univerzitetit të Malit të Zi.

Share.