Qeveria: Mbrojtja e Kripores deri në fund të vitit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar informacionin për projektin “Finalizimi i studimit të mbrojtjes së Kripores së Ulqinit”, i cili në një kohë sa më të shpejtë do ti dërgohet Komunës së Ulqinit, me çka do të krijohen kushtet që Kriporja të shpallet park natyror. Kjo u njoftua edhe nga ministri i zhvillimit të qëndreushëm Pavle Radulloviq, në konferencën për Kriporen të mbajtur në muajin prill, i cili theksoi se në rast se Kriporja nuk shpallet e mbrojtur ai do të japë dorëheqjen. Gjendja në Kripore është alarmante thonë nga organizatat ambientaliste, dhe mbrojtja e saj është më se e nevojshme dhe duhet të ndodhë sa më shpejt.

Share.