Qeveria kufizon çmimin e bukës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar një vendimin mbi çmimin maksimal me pakicë të bukës së grurit të bardhë me propozimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Qëllimi i vendimit, siç është njoftuar nga kjo ministri, është parandalimi i rritjes së mëtejshme të çmimit të bukës së grurit të bardhë, i cili do të ulte deri diku barrën mbi standardin e jetesës së qytetarëve, pa, siç thonë ata, uljen e motivimit të sipërmarrësit për të zhvilluar dhe kryer më tej aktivitete.tregtare dhe prodhuese. Kufizimi i çmimit vetëm të bukës së grurit të bardhë, si lloji themelor i bukës, mbron standardin e qytetarëve, veçanërisht shtresat më të prekshme shoqërore, ndërkohë që nuk ka një efekt negativ në çmimin e llojeve të tjera të produkteve të furrës.

Çmimi maksimal me pakicë i bukës  500 g deri në 600 g është 0,50 euro për copë, kurse i asaj nga 300g në 400g është 0,40 euro për copë. Kompanitë, personat e tjerë juridikë dhe sipërmarrësit e angazhuar në shitjen e bukës të përmendur në Nenin 2 të këtij Vendimi, janë të detyruar të përcaktojnë çmimet në përputhje me këtë Vendim i cili  do të hyjë në fuqi në ditën e tetë nga dita e botimit në Gazetën Zyrtare të Malit të Zi dhe do të zbatohet deri më 31 Dhjetor 2021. Ministri Milatoviq tha se Qeveria sot miratoi shpërndarjen  e rreth 64 mijë litrave vaj ushqimor, i cili urdhëron institucionet kompetente të kryejnë aktivitete në mënyrë që të shpërndajnë vajin në patë pjesë të popullatës  së  rrezikuar nga varëfria.

Share.