Qeveria e re kalon në financim të përkohshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këtë mëngjes, Qeveria e Malit të Zi mori vendim që të mos propozojë një buxhet për vitin 2021 deri në fund të këtij viti, por të kalojë në financim të përkohshëm, ndërsa buxheti për vitin e ardhshëm do të përpilohet deri në muajin mars. Ligji për Buxhet dhe Përgjegjësi Fiskale (Neni 37) i lejon Qeverisë të drejtën për financim të përkohshëm. Ky artikull mundëson që çdo njësi shpenzuese të marrë në bazë mujore të njëjtën shumë parash që kishte në vitin paraprak. Konkretisht, kjo do të thotë që secila njësi shpenzuese në vitin 2021 do të marrë në bazë mujore të njëjtën shumë parash që ka këtë vit. “Për shkak të parregullsive dhe keqpërdorimeve të shumta, ne nuk donim të bënim një buxhet për hir të buxhetit,” tha Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq. “Ky vendim nuk është marrë për arsye politike dhe  nuk do të ndikojë në detyrimet tona , kurse pagat dhe pensionet do të paguhen rregullisht,” shtoi Kryeministri. Zëvendës Kryeministri Dritan Abazoviq, tha se buxheti i qeverisë së mëparshme nuk mund të miratohet. “Qeveria nuk mund të propozojë buxhetin e PDSdhe të punojë në përputhje me qëllimet e regjimit të kaluar. Ministritë patën mundësinë të prezantonin informacionet mbi situatën aktuale deri këtë mëngjes. Ne gjetëm një rrëmujë dhe  borxhe të mëdha,” tha Abazoviq., duke shtuar se Qeveria e kaluar dështoi edhe në paraqitjen në afat ligjor të buxhetit. Ai gjithashtu tha se Qeveria ka në diapozicion mjete të mjaftueshme për të kryer obligimet, por nuk do të pranojë të paguaj ata që nuk vijnë në punë.

Share.