Qetkoviq: Në këto zgjedhje opozita të tregojë seriozitetin e saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Partisë Socialiste Popullore në Ulqin, Andrija Qetkoviq, thotë se ka tregues që zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë më ndryshe nga ato të mëparshmet. Ai beson se kjo është një mundësi që opozita të tregojë seriozitetin e saj dhe të thyejë paragjykimet se në Ulqin rezultati dihet para zgjedhjeve.

“Pa bashkim, opozita nuk do të arrijë një rezultat të mirë”, tha Qetkoviq. Ai shtoi se PSP është e hapur për çdo lloj koalicioni, sepse zgjedhjet e mëparshme treguan vetëm se opozita vetëm e bashkuar opozita mund të arrijë një rezultat të mirë.

Share.