A.Qetkoviq: Duan të godasin më të varfërit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria miratoi projektbuxhetin për vitin 2017 në vlerë prej 2 miliardë euro, i cili ndër të tjer parashikon për uljen e pagave të zyrtarëve publikë dhe kompensimin e nënave me tre apo më shumë fëmijë. Kryetari i Këshillit Komunal të Partisë Socialiste Popullore në Ulqin Andrija Qetkoviq thotë për televizionin Teuta se këto masa shtrënguese në kurriz të qytetarëve të varfër të Malit të Zi do të kenë pasoja të paparashikueshme, por gjithashtu janë edhe rrjedhojë logjike e ngjarjeve pas formimit të qeverisë së Dushko Markoviq.

“Buxheti mund të plotësohet në shumë mënyra, e para është padyshim tatimi mbi mallrat luksoze. Nëse jemi shtet i mirëqenies sociale, atëherë pse me këto masa qeveria dëshiron të varfërojë edhe më tej qytetarët tanë”, tha Qetkoviq. Ai shprehu bindjen  se edhe pse ky është ende një projekt-buxhet për vitin e ardhshëm,  qytetarët tashmë mund të jenë të sigurt se ai edhe do të miratohet.

Share.