Qetkoviq: “Çelësi” ka ka potencial të ndërrojë pushtetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Këshillit Komunal të Partisë Socialiste Popullore në Ulqin, Andrija Qetkoviq, për televizionin Teuta u shpreh i kënaqur me krijimin e koalicionit  “Çelësi” , i cili sipas tij është zgjidhja më  emirë për ndryshime demokratike në Mal të Zi. Qetkoviq tha se ky koalicion do të ndihmojë që interesat e qytetarëve të Ulqinit dhe Malit të Zi të jenë prioritet, duke pasur parasysh faktin se kandidatë për deputetë janë Aleksandar Damjanoviq (PSP) dhe Dritan Abazoviq (URA).

“Ne mendojmë se qytetarët e Ulqinit absolutisht janë të gatshëm për të pranuar ndryshimin, dhe e kanë kuptuar se disa kanë manipuluar me ta. Besoj se do të kemi një fushatë paqësore e cila do të çojë në largimin përfundimtar nga pushteti të atyre që kanë shkatërruar Malin e Zi këto 30 vitet e fundit, “tha Qetkoviq. Sipas tij, njerëzit e rinj nga koalicionit “Çelësi” kanë potencial për të ndërruar këtë pushtet. Tribuna zgjedhore e koalicionit  “Çelësi” është planifikuar për 30 shtator në Sallën e Madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Share.