Qentë endacak vazhdojnë të jenë problem

Qentë endacak vazhdojnë të jenë problem

0

Problemi i qenëve endacak vazhdon të mbetet problem shqetësues në Komunën e Ulqinit.Azili i cili funksionon që një vit e gjysëm nuk ka kapacitete të mjaftueshme për strehimin e të gjithë qenëve. Shefi i policisë komunale Saubih Mehmeti, thotë se problemet janë evidente dhe organet kompetente nuk kanë arritur të zgjidhin problemin, edhe pse vullneti nuk mungon.

Ai u shpreh se qentë në komunën tonë po sillen nga qytetet tjera çka rëndon edhe më shumë situatën në terren.“Problemet nuk zgjidhen as me vullnet,as me fjalë të mira,por vetëm me punë konkrete. Komuna duhet të shqyrtojë situatën dhe të gjejë rrugën e zgjidhjes së drejtë të këtij problemi” tha ndër të tjera Mehmeti.

Please follow and like us: