Qëndrimet para takimit Kurti-Vuçiq më 19 korrik në Bruksel

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Para takimit të dytë ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë palët deri tani nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre dhe nuk ka pasur asnjë përparim në drejtim të arritjes së marrëveshjes finale.

Takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të përqendrohet, sipas zëdhënësit të BE-së Peter Stano në diskutimin mbi përparimin e deritashëm dhe hapat e mëtejmë të bisedimeve, që janë shumë të rëndësishme për ardhmërinë evropiane të Kosovës dhe të Serbisë.

Kurti e Vuçiq, u takuan më 15 qershor në Bruksel, po nuk arritën ndonjë përparim. Në takimin e fundit të 15 qershorit, kryeministri Kurti bëri katër propozime, përfshirë atë që, “Kosova dhe Serbia menjëherë të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët paqeje duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën”.

Pala serbe refuzoi propozimet e kryeministrit Kurti

 

Share.