Qëndrim Hoxha: LDA Balkan, organizatë për të rinj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Leadership Development Association Balkan (LDA) është një entitet i themeluar nga të rinjët dhe pikërisht ato i ka në fokus. Zhvillimi I të mësuarit përmes mësimit jo formal dhe krijimin e urave lidhëse për shkëmbime rinore, në aktivitetet shkencore, kulturore, artistike dhe rekreative në mes të të rinjëve nga Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshevës, Mali I Zi dhe Maqedonia e Veriut, por dhe të rinjve tjerë nga Europa dhe Bota ështëqëllimi kryesor I kësaj organizate, kumton për televizionin Teuta yv.presidenti Qëndrim Hoxha. Qendra kryesore e organizatës është në Gjeorgji, ndërsa baza rajonale në Tiranë. LDA Ballkan ditë më parë ka organizuar samitin “Rinia në Ballkan në periudhën e COVID 19” me 170 pjesëmarrës, ku në mesin e panelistëve ishin figura të njohura të politikës, por jo vetëm nga vende të ndryshme të Ballkanit. Malin e Zi e prezentoj Genci Nimanbegu, nenkryetar i Kuvendit të Malit të Zi dhe deputet.

Share.