Qendra për Kulturë: Shtyhet “Skena Verore”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lajmërim,

Për arsye të situatës momentale epidemiologjike të shkaktuar nga virusi COVID-19, Edicioni i 32. i “SKENËS VERORE” i planifikuar në periudhën 25. korrik -25. gusht, shtyhet në një afat të pacaktuar.
Si Institucion vlerësojmë se siguria e artistëve pjesëmarrës dhe e vizitorëve te Festivalit janë parësore.
Meqë  programi i Edicionit të 32.  të “SKENËS VERORE” është i planifikuar me artistë dhe përformues vendas dhe rajonal, ku kalimet nderkufitare janë ose te vështirësuara ose të ndaluara, spostimi në kohë i Festivalit, u bë i pashmangshëm. Theksojmë se programi për këtë vitë do të riformulohet vetëm me artistë te Malit te Zi, kështuqë gjendja ndërkufitare nuk do të paraqesë pengesa në realizimin e tij.

JP QENDRA E KULTURËS  -ULQIN paraprakisht do t’ju informojë lidhur me terminet e reja të Festivalit.

Me respekt,

Drejtori i Qendres per kulture Ulqin

Musa Hoxhiq

Share.