Qendra për Kulturë: Mjete të pamjaftueshme nga buxheti për të mbuluar shpenzimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndarjet buxhetore për ndërmarrrjet publike të themeluara nga komuna e Ulqinit, në asnjërën nuk kanë më shumë ndikim se sa në Qendrën për Kulturë, e cila nuk ka aktivitete të shumta fitimprurëse, dhe varet pothujase komplet nga këto mjete. Vitin e kaluar për këtë institucion u parashikuan rreth 280.000 euro , por jo të gjitha edhe u realizuan, çka bëri që të punësuarit të mos kenë paga të rregullta, thotë drejtori Musa Hoxhiq.

Situata nuk pritet të jetë më e mirë as këtë vit, pasi me buxhet janë paraparë mjete të njëjta, të cilët kryesisht shkojnë vetëm për paga, kurse për realizimin e aktiviteteve, mbetet shumë pak.

Hoxhiq thotë se për vitin aktual Qendra për Kulturë planifikon vazhdimin e aktiviteteve tradicionale, por edhe aktivitete të reja, disa prej të cilave do të varen edhe nga normalizimi i gjendjes epidemiologjike.

Se kur do të vijë deri te normalizimi financiar i institucioneve të themeluara nga Komuna e Ulqinit, nuk mund as të parashikohet. Kjo gjendje, me disa ngritje dhe ulje, po vazhdon që prej një dekade, dhe asnjë pushtet nuk ka ndërmarrë asgjë konkrete për zgjidhjen e këtij problemi. Kjo gjendje kërkon jo vetëm përgjegjësi financiare por edhe vullnet politik, për çka në qytetin tonë asnjëherë nuk ka pasur gatishmëri.

Share.