QENDRA E KULTURËS NË “TERR” E “MEMECE”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendra për Kulturë në Ulqin edhe pse kanë kaluar 10 vite nga inagurimi i saj, akoma nuk ka ndriçimin dhe zërimin e vet. Edhe pse Drejtoria për punë publike e ka pasur detyrim që projektin ta çojë deri në fund, kjo deri më sot nuk ka ndodhur. Ato që duan ta shfrytëzojnë sallën aktuale janë të detyruar që pajisjet ti sjellin vetë.Drejtori i qendrës, Nail Draga, i indinjuar citohet të ketë thënë për mediat e Podgoricës se më mirë mos ta kishin ndërtuar fare në këtë menyrë . Draga thotë se nuk posedon asnjë dokument për pjesën e re të qendrës, dhe se atë nuk e kanë pasur as paraardhësit e tij.

Share.