Qendra “Causheviq” e gatshme të presë ekipet sportive nga vendi dhe rajoni

0

Qendra e futbollit Causheviq dhe hotelet në Rivierën e Ulqinit janë gati që të jenë në shërbim të ekipeve të futbollit nga Mali i Zi dhe rajoni. Punëtorët e sportit dhe turizmit, ashtu si edhe në të kaluarën, do të bëjnë gjithçka sipas traditës së tyre që të mirëpresin mysafirët , dhe që ata të ndihen si në shtëpinë e tyre, thonë nga kjo qendër. Ata ofrojnë dy fusha futbolli të ndriçuara, , dy dhoma zhveshje, palestra , plazhe me rërë dhe hotele me tre apo katër yje, të cilët do të jenë në dispozicion për ekipet e futbollit. Të gjithë të interesuarit ftohen që personalisht të njoftohen me ofertën e propozuar. Nga qendra Causheviq shprehen të privilegjuar që këtë vit promovuesit e këtij aksioni do të jenë emrat e njohur të futbollit malazez, si  Dejan Damjanoviq dhe Fatos Beqiraj , të cilët nëse i lejon kalendari, kanë shprehur dëshirën që edhe ta vizitojnë këtë qendër. Ata u urojnë të gjithë klubeve sportive  më të mirat në vitin 2020, si në aspektin sportiv,ashtu edhe në atë personal.

Share.