Qazim Hoxhiq : Solidariteti dhe shoqëria e barabartë janë synimi ynë kryesor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Këshillit Komunal të Socialdemokratëve në Ulqin Qazim Hoxhiq, në emisionin debatues të zhvilluar në Televizionin Teuta, tha se synimi i tyre është të ofrojnë vende të reja pune ,solidaritet dhe shoqëri të barabartë , më shumë shanse për të rinjtë.

Hoxhiq tha se janë një parti e majte moderne të cilët synojnë  integrimet euroatlantike. Nga problemet që ai përmendi janë mos aprovimi i planeve urbanistike vite me radhë,  si shkaktari kryesor i ndërtimeve pa leje, problemet ne infrastrukturen komunale, ujrat e zeza , port milena si dhe ççshtja e parkingut. Hoxhiq shtoi se jemi të vetedijshëm për atë që është realizuar deri tani, por më se shumti jemi të vetëdishjëm për atëe që është mundur dhe nuk është realizuar.

Share.