Qani Osmani: Pse shkruajmë?

0

      SHKRUAJ SEPSE EKZISTOJ!

Frymëzimi për këtë shkrim më lindi para disa ditësh, kur, rastësishtë takova një mik që, në bisedën e sipër, mes tjerash më përmendi shkrimin e fundit dhe shtoi “Mik i dashur a mendon se nuk lexohet ajo që shkruani, se s’lexon shqiptari?… Po kujtë po i shkruani? Çka po lodhesh kot së koti? Të shkruash sot është si të vizatosh mbi ujë.” Të them të drejtën, kurrë nuk kam çarë kokë me psikologjitë defetiste, gjithnjë kamë besuar se fjala do të gjejë subjektin, lexuesin potencial që rri dikund dhe kërkon ushqimin e vet ideor-intelektual. Janë ata dy apo njëmijë e më tepër veta është irrelevante.

Si student vetë jemi “rritur” dhe pjekur duke lexuar artikuj apo kolumna. Lexonim, nënvizonim, brengoseshim kur s’e gjenim gazetën me artikullin e kolumnistit tonë të preferuar. Një pjesë i pritnim me gërshërë dhe i arkivonim me pasionin që një ditë do të na duhen dhe se edhe ne ndoshta një ditë do t’i artikulonim gjërat me një stil të përafërt si i “yjeve” kreative të mediumeve të kohës. Kishte kolumna që i lexonim edhe nga dy herë e më shumë.

Në fakt, ç’është kolumna? Është një nga formatet e shkrimit apo shprehjes së së opinioneve të njerëzve të penës, të shkollarëve, që nga komunikologët quhet “vegël e përcaktimit të rrjedhave brenda një shoqërie.” Ndryshe cilësohet edhe si shkrim ideor koncis, i qartë, jo më i gjatë se 500-800 fjalë, i botuar në gazeta, revista apo portale ku një autor shpreh mendimin e vet lidhur me një temë apo ngjarjet aktuale pa kaluar në detaje.

Kolumnat shkruhen me një stil të veçant, janë ditore dhe me mesazh. Të njëjtat më tepër se ekzakte janë të bukura, dinamike dhe tërheqëse. Qëllimi i tyre është orientimi i opinionit publik duke i shpjeguar me një qasje kritike temat nga sfera politike. Në to trajtohen ngjarje reale, madje edhe imagjinare. Të njejtat duhen të jenë objektive. Në plan të parë e kanë mendimin. Nuk e detyrojnë lexuesin të besojë në atë që shkruhet, kanë afrim multiperspektiv. Shpesh ngërthejnë fjalë të personaliteteve të madhërishme, janë frymëzuese.

Përmes kolumnës, gjegjësisht ndjenjave dhe mendimeve të veta, autori krijon një lidhje me lexuesin, tenton që të lë përshtypje tek ai, të nxisë procese të arsyetimit, madje edhe të aksionit. Kolumna nuk është artkull lajmi, por mund të ngërthejë edhe informacion, me ton personal. Para se të shkruhet një kolumnë, duhet pasur parasysh katër gjëra: qëllimi, audienca, përmbajtja dhe struktura, si dhe pyetjet në vijim: Shkruaj për të zbavitur, informuar apo edukuar? Kolumnisti i vërtetë zakonisht është një zë i lirë, i pa varur, që ka një frymë të veten të trajtimit të gjërave, një stil të veçantë që nganjëher mund ta trondis opinionin. Kjo kategori shkrimore, këtu tek ne nuk është edhe gjithaq e zhvilluar, që flet për nivelin në të cilin gjendemi si komunitet. Njerëzit janë mësuar më tepër të shohin e shikojnë se sa të lëxojnë. E vërtetë. Po atëherë , pason “pyetja më djallëzore, pse shkruajmë”.

Të shkruaj më shtynë dashuria për bashkësinë, popullin, kauzën, për njerëzit të cilët duhet të iluminohen, të cilët presin një mendim ndryshe, jashtë atij të kafeneve, llaf-muhabeteve, të politikës dhe politikanëve. Dua që të ngrisim nivelin, të tregojmë se nuk jemi popull vetëm i sharrës dhe shatit. Të shkruaj më shtynë “armata” e të rinjve, nxënësve dhe studentëve të cilët duhet të ushqehen me diçka ndryshe prej postimeve në rrjetet sociale. Një faktor tjetër është edhe përgjegjësia sociale për rrjedhat në shoqëri. Indolenca ndaj fenomeneve përreth nesh dhe më gjërë nuk është tipar i njeriut të ndërgjegjshëm.

Shkruaj sepse lexim-shkrimin e kam ushqim, pa to astrofoem, vdes. Përmes shkrimit bëjë fiskulturë, ushtrim të arsyes, të mendjes, pastrojë mykun e trurit, ruajë dinamizmin, e mbajë në formë kokën. Riprodhojë atë që kam lexuar, modelojë përceptimet e vështrimet tona, rishprehi atë që kam akceptuar nga teatri kolektiv. Shkruaj sepse besojë se nëse nuk shkruhet mund të bëhemi “djerrinë intelektuale”, mund të bëhemi shtëpi e pabanuar. Përmes shkrimit kritikojë, sensibilizojë. Shkruaj se kemi një ëndërr që duhet ta bëjmë realitet. Tekstualizojë ngase një nga formulat tona të jetës është edhe kjo: “Lexoj, pra , jam! Shkruaj, pra, ekzistoj!”.

Shkruaj sepse dua të shkollohemi dhe të shkollojmë gjatë gjithë jetës. Kultivohemi, kulturalizohemi, e ndoshta me ndojë germë e iluminojmë ndonjë individ. S’ka kënaqësi më të madhe se sa nxisish dikë tjetër t’i ngjitet këtij karvani, ta rekrutojmë përmes “edukimit nga distanca” një autor të së ardhmes. Nuk i dihet kësaj pune, si shumë të tjerave në jetë. Duam të lëmë një trashigimi pas vetes. E dimë që trashigimia materiale (shtëpia, vetura, tavolina…) do t’iu mbetet të tjerëve ose do të konsumohet nga dhëmbi i kohës, ajo intelektuale-shpirtërore është e jona dhe do të jetë në shërbim edhe kur s’do të jemi këtu, edhe kur të kalojmë përtej.

Shkruaj sepse duam të jemi pararojë e shoqëris, të japim opinione korrektuese, të ofrojmë solucione, rrugëdalje. Shkruaj sepse s’jam argat i askujt, si kam dhënë mendtë me qera, s’kam treguar lapsin e mendjes, andaj s’bëjë shkrime me porosi. Ja pra: “Shkruaj sepse jam i lirë, sepse s’i përkulem askujt pos të Vërtetës.”

Qani  osmani

Share.