Qani Osmani: Keqpërdorimi i religjionit për nevoja politike

Qani Osmani: Keqpërdorimi i religjionit për nevoja politike

0

Keqpërdorimi i religjionit për nevoja politike është realitet në shumë vende të botës pa demokraci apo me demokraci të brishtë. Në këto vende religjioni shërben për të diskredituar kundërshtarin politik dhe njëherit për të mobilizuar masat e gjëra popullore. Vite dhe dekada me radhë  jemi dëshimtar të luftave të shumta në botë në “emër të Zotit tonë e kundër Zotit të tyre”, a Zoti është vetëm një!!! Te ne, akoma punët e religjioneve trajtohen si “tabu” dhe rrallë kush vendos të shkruajë, ndërkaq pasojat për çdo ditë janë më të mëdhaja. Mbasi që një kundërvlerë që nuk luftohet, në të ardhmen do tu mposhtë. Në parim çdo religjion duhet të propagojë paqë, tolerancë, dashuri, bashkëjetesë, dhe drejtësi. Por, vallë a e kemi këtë edhe ndër udheheqësit tanë fetarë dhe politik?!

Keqpërdorimi i Zotit për qëllime politike është shndëruar në praktikë të re fetare. Religjionet tona vite me radhë janë shndëruar në përkrahës dhe përmbajtës të pushteteve të shëmtuara. Keqpërdorimi i feve në shoqërin tonë është shndëruar në çështje rutinore, por edhe në mekanizëm për arsyetim të veprave të shëmtuara tek udhëheqësit politik. Madje edhe si angazhim për dhënie dozë morali këtyre veprave të pamoralshme. Çdo ditë shohim liderë politik që kanë nevojë publikisht të tregojnë se janë fetarë të mirë, të moralshëm, të drejt, human, kurse veprat flasin të kundërtën. Në faktë i vetmi synim i tyre është që të maskojnë keqpërdorimet dhe pandershmërin e tyre. Aq fetar dhe kaq keqëpërdorime e kriminalitete në një shoqëri është e pamundur të bashkjetojnë.

Në shtetet me model të sekularizmit nënkuptojmë ndarjen e institucioneve fetare prej atyre shtetërore. Mirpo, kjo absolutisht nuk do të thotë se dikush që merret me politikë të mos ketë bindje fetare, ose të mos jetë besimtar, ashtu siç nuk dotë thotë se një prijës fetar të mos ketë një orientim të caktuar politik apo simpati për ndonjë subjekt politik. Por, në shoqërinë tonë  është duke ndodhur diçka krejt tjetër. E ajo është “politizimi i religjionit dhe religjionizmi i politikës” që është jashtë çdo logjike. Të gjithë ne jemi dëshimtarë se politikanët vazhdimisht shfrytzojnë mediet e shkruara dhe ato elektronike  të lëvdohen duke uruar festat fetare dhe duke promovuar objekte fetare si zavendësim për bukën dhe jetesën e njerëzve për mirëqenjen e tyre. Nga ana tjetër njerëzit sikur harojnë se këta politikanë nuk i kanë zgjedhur për Priftërinj e Hoxhallarë, pasi të tillë kemi plotë, por për t’i zgjedhur problemet vitale të tyre, të cilat ua kanë premtuar gjatë fushatës parazgjedhore. Por, si duket politikanëve këto veprime fetare u ndihmojnë që artificialisht të prodhojnë moral, i cili është më se e sigurtë se shumicës prej tyre edhe u mungon. Në shtetin sekular, askush nga udhëheqësit nuk e ka të drejtën që publikisht të tregohet se i lutet Zotit. Ajo është çështje thjeshtë private. Lutja është lidhje e jonë e drejpërsëdrejtë vetëm me Zotin, përveç nëse ajo aktrohet. Madje shumë politikan veten sikur duan ta shohin para qytetarëve dhe votuesve të tyre si zavendësim për Zotin.

Në shoqëritë që ballafaqohen me kriza ekonomike, politike dhe shoqërore njerëzit kanë nevojë për kolektivitet. Ata edhe pse politikës nuk i besojnë, megjithate ata kanë nevojë dhe janë të detyruar t’i shkojnë pas saj, pasi politika sot kushtëzon jetesën. Ajo kushtëzon vendin e punës, kushtëzon karrierën, kushtëzon statusin shoqëror e publik. Njerëzit sot nuk besojnë se rruga më e mirë për të gjetur një vend pune dhe për të bërë karrierë është shkollimi cilësor dhe aftësimi profesional, por përfshirja në një parti politike, në një “bashkësi” në një “vëllazëri” të cilat si duket japin siguri sociale dhe garantojnë mbrojtje karshi të tjerëve dhe ligjit. Ndër popullin sikur është krijuar njëfar aleance mes politikës të korruptuar, drejtësisë dhe shtetit në tërësi, e cila ka marrë trajtën e një sekti të rrezikshëm fetar ku të gjithë mbrojnë të gjithë. Ky “sekt” ka pushtuar dhe paralizuar çdo qelizë të shtetit dhe drejtësisë, duke deformuar të gjithë mekanizmin e tij. Madje, ka deformuar edhe sistemin e demokracisë si formë e ushtrimit të pushtetit.

Nga ana tjetër, edhe shumë udhëheqës fetar sikur preferojnë ta zavendësojnë Zotin e vërtetë me do “zotëra” të kësaj bote. Shumë nga ta vazhdimishtë janë të përafërt me pushtetin dhe bashkëjetojnë me krimin e organizuar. Shumë nga ta i përkulen pushtetarit me respekt dhe përshëndëtje si “Zoti kryetar”, “Zoti ministër”…!!!.etj. Duke haruar se populli shqiptar me fjalën “Zot” kupton “krijuesin e vetëm të gjithësis” dhe me këtë bëjnë një shkelje të rëndë etike dhe morale sepse të Madhin Zot po e ofendojnë duke i shpikur e shpifur zotëra-njerëz. Kjo lenë përshtipjen se Ferri tani sikur duket i zbrazur pasi të gjithë demonat kanë ardhur këtu. Ata mirë e dinë se nuk mund të ketë fytyrë të bardhë pas xhamave të zeza të automjeteve dhe xhipëve luksos me të cilën voziten shumë lider fetar. Por, siç thotë Mark Aurelij-Aleksandri i Madhë dhe shërbetori i tij u bënë të barabartë pas vdekjes. Vdekja nivelizon shumë madhësi joreale. Por, para vdekjes duhet të mendojmë për ate se shumçka duhet të jetë krejt ndryshe. Me qëllim që të gjithë të dukemi si njerëz.

Modeli i sekularizmit nuk nënkupton ndërprerje të çdo kontakti me pushtetin. Përkundrazi, bashkësitë fetare duhet të luftojnë për “moralin shoqëror”, por paraprakisht të njëjtin duhet vetë ta posedojnë. Nuk ka të bëjnë me Zot antagonizmat me religjionet tjera, apo të njëjtat të mohohen apo të satanizohen. Nuk ka të bëjë me Zot përkrahja pushteteve jolegjitime, korruptive, diktatoriale, të cilat shkelin mbi bazat e moralit, mbi jetën dhe dinjitetin, mbi drejtësin dhe të vërtetën. Nuk ka të bëj me Zot heshtja kur njerëz të pafajshëm burgosen, diskriminohen, diskreditohen. Nuk ka të bëjë me Zot kur shpërblehen hajna kurse dënohen të ndershëm. Në botën normale, heshtja e predikuesve fetarë trajtohet si mëkat më i madh se sa veprat e zymta të udhëheqësve politikë.

QANI  OSMANI

Please follow and like us: