Puntoret e Ultep-it në grevë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Puntoret e ish fabrikës për prodhimin tapetave Ultep në Katerkollë, sot do të dalin përsëri në grevë.

Qëllimi i protestës edhe kësaj rradhe do të jetë zgjidhja e statusit të tyre dhe pagesa e prapambetur e kontributeve. Kjo është hera e dytë që ato protestojnë këto muajt e fundit, pasi protestuan edhe në nëntor, por pa arritur sukses.

Atëherë ato paralajmëruan se nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen, ato do të radikalizojnë grevën deri edhe me bllokimin e rrugës.

Share.