Punimet në rregullimin e Mëhallës së Re do të fillojnë së shpejti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Komunën e Ulqinit dje u mbajt takimi me firmën Artek sh.p.k. të përzgjedhur për realizimin e punimeve të projektit: “Rregullimi i rrugës Ymer Prizreni dhe Kadi Mujali”. Në takim është caktuar dinamika e punimeve që priten të fillojnë këto ditë, thuhet në faqen e Facebook të Komunës.

Bëhet fjalë për fillimin e rregullimit të rrugës për në Mëhallë të Re, rregllimin e të cilës për televizionin Teuta e paralajmëroi edhe sekretari për veprimtari komunale Mustaf Gorana. Investimi i plotë në rregullimin e saj do të kushtojë rreth 130.000 euro.

 

Share.