Punimet në autostradë mund të përfundojnë deri në fund të vitit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Punimet në seksionin e parë të autostradës mund të përfundojnë deri në fund të vitit, nëse në dinamikën e punimeve merren parasyshë  vetëm parametrat teknikë, tha nënkryetari i mbikëqyrjes së ndërtimit të autostradës, Jovan Ivanoviq.  Puna ndërtimore kryesisht ka përfunduar .  Dy shtresa asfalti, dhe në disa vende shtresa përfundimtare tashmë janë kryer.  Paralelisht me këtë po kryhen  edhe punimet elektrike dhe mekanike, duke pajisur autostradën me instalime të ndryshme, ventilim në tunele, ndriçim, mbrojtje nga zjarri, sinjalizim vertikal dhe horizontal, gjithçka ka mbaruar “, tha ndër të tjera Ivanoviq.

Share.