Punëtorët e Kriporës të shtunën para portës së kompanisë së dështuar, 70 punëtorë ende pa pagesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe pas katër vitesh, punëtorët e Kriporës së dikurshme  “Bajo Sekuliq” nuk kan marrë të ardhurat e mbetura të cilat arrijnë shumën prej prej 1.3 milion euro. Përfaqësuesi I Sindikatitit të punëtorëve  të kriporës -Sasha Mitroviq  tha për televizionin Teuta se po tubohen  përsëri për të kujtuar opinionin e gjërë për statusin e punëtorëve të dëmtuar, të cilët, siç thotë ai janë harruarr të gjithë.

Për katër vjet na është paguar një mijë e katërqind euro, ndërsa na kanë borxh  një milion e treqind mijë euro , që do të thotë se vetëm 0.01% e parave janë paguar.

Neve ka kohë që kemi hequr dorë nga kërcënimet,  tani lusim  dhe kërkojmë nga administrata e falimentimit dhe të gjithë ata që janë përgjegjës  të bëjnë pagesën e  të ardhurave “, apelon Mitroviq.

Ai tha se nuk  do të flasë se si  Ndërmarrja Publike “Parqet Nacionale të Malit të Zi” e menaxhojnë  zonën e Kripores, por se ata janë të revoltuar dhe të shqetësuar për statusin e tyre.

„Punëtorët nuk mund të dalin në pension për shkak të moslidhjes së stazhit në afatin kohore prej 6 viteve, tha  Mitroviq.

Protesta e punëtorëve është planifikuar të shtunën, më 15 shtator, në orën 12, para Portës së Kriporës.

Share.