Punësimi – plaga më e rëndë në vend(Video)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Paga mesatare pa taksa dhe kontribute në nivel të Malit të Zi ,për njëmbëdhjetë muajt e parë të vitit 2014 ka qenë 476,euro,ndërkaq paga mesatare për të punësuarit në komunën e Ulqinit është ndër më të voglat në Mal të Zi 382,30 euro.Vlera totale e e shportës minimale të konsumit për nëntor të vitit 2014 qëndron 798,5 euro.

Vehet pyetja si të përballojmë shpenzimet tjera mujore,pa llogaritur shpenzimet e ushqimit?Ku janë faturat e rrymës,komunalive,tatimet e ndryshme,shkollimet e fëmijëve,veshëmbathja etj?

Duke mos dashur të fillojmë një vit të Ri me pesimizëm të madh,kësaj radhe do të ndalemi këtu,për të vazhduar në të ardhmen me tema tjeara sociale që janë lënë  pas dore.

Nga anketa e zhvilluar me qytetarë rasti  pamë që vështirë  mund të jetohet me rrogat minimale të cilat i marrin  më shumë se gjysma e kësaj popullate . Pa dyshim që punësimi I të rinjëve mbetet plaga   më e rëndë në vend,  dhe svida kryesore,ku urgjentisht duhet marrë masa për parandalimin e mërgimit të të rinjëve

Një fjalë popullore thotë :

“Toka mund t’i ushqejë njerëzit fare mirë; vetëm pse shumica e pasurisë shpenzohet pa vend, e shumica  e njerëzve mbeten të uritur”.

Materiali në vijim pasqyron më së miri gjendjen sociale të qytearëve tanë.  Si I përballojni  shpenzimet mujoreme,është e mjaftueshme paga mujore ?Është pyetja që ka shtruar gazetarja Hatixhe Nelaj

Share.