Publikohet libri ‘Të drejtat e pakicave në Mal të Zi dhe mekanizmat ekzistues për mbrojtjen e tyre’ i Kristjan Dukaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kohë më parë doli nga shtypi libri “Të drejtat e pakicave në Mal të Zi dhe mekanizmat ekzistues për mbrojtjen e tyre”, nga Kristjan Dukaj, politolog- Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci. Punimi është mbrojtur në Universitetin e Sarajevës – fakulteti i shkencave politike, nën drejtimin shkencor nga prof. dr. Shaqir Filandra. Ky punim është pasqyrim i gjendjes ekzistuese në fushën e të drejtave të popujve pakicë dhe bashkësive etnike në Mal të Zi, respektivisht rrjedhën dhe zgjidhjet institucionale në këtë fushë, të parapara me Kushtetutën e vendit dhe ligjet përkatëse në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të qytetarëve, pjesëtarë të popujve pakicë.

Libri është botuar në shtëpinë e njohur botuese “Fiorentia”, në Shkodër .

Share.