PSP publikon listën. Miliq në krye

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia Socialiste Popullore ka publikuar listën përfundimtare të kësaj partie për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Lista u verifikua në mbledhjen e djeshme të Këshillit Qendror e cila u karakterizua me atmosferë konfliktuoze.

Në krye të listës ndodhet kryetari i partisë Srgjan Miliq i ndjekur nga Aleksandër Damjanoviq dhe Veselin Bakiq, kurse suprizë përbën mungesa në listë e Snezhana Jonicës , njërës prej figurave me më influencë në parti.

Jonica njihet si kundërshtare e koalicionit me Demos dhe URA, dhe më herët ka njoftuar se do të dalë nga partia nëse formalizohet ky koalicion. Ajo nuk ishte as prezente në mbledhjen e Këshillit Qendror, ku lista u miratua me 83 vota pro kurse 30 ishin kundër.

Share.