PSP dhe PDP do të përkrahin përbërjen e qeverisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli Qendror i Partisë Socialiste Popullore (SNP) dhe kryesia e Partisë Demokratike  Popullore  unanimisht kanë vendosur që deputetëve të tyre të ju sugjerojnë që në Kuvendin e Malit të Zi më 2 dhjetor  të votojnë për qeverinë e Kryeministrit të caktuar Zdravko Krivokapiq.  “Me këtë akt, Këshilli Qendror i dërgoi një mesazh të qartë opinionit publik se më 30 gusht u arrit një fitore e madhe dhe formimi i qeverisë së re do të mishërojë atë që qytetarët kanë pritur për gati tre dekada. Kjo do të thotë se fillon procesi i çmontimit të PDS-së dhe krijohen kushtet për ndryshime thelbësore  në vendin tonë, ” thuhet në deklaratën e PSP-së.

Në Partinë Demokratike Popullore thonë se qëndrimi i mëtejshëm ndaj punës së qeverisë së ardhshme të Zdravko Krivokapiq dhe Dritan Abazoviq, siç thanë ata, do të varet nga realizimi i programit dhe parimet zgjedhore të kësaj partie, për çka qytetarët dhanë edhe përkrahjen në zgjedhje.

“Dhe kjo do të thotë se ne presim që Qeveria e Zdravko Krivokapiq dhe Dritan Abazoviq të pezullojë menjëherë Ligjin për Lirinë e Fesë dhe të miratojë një ligj të ri pasi të nënshkruajë marrëveshjen themelore me Kishën Ortodokse Serbe, menjëherë të propozojë ndryshime në ligjin për ndjekjen penale, zgjedhjen e këshillit gjyqësor, zgjedhjen e Prokurorit të Lartë të Shtetit. regjistrimin e popullsisë në vitin 2021, redaktimin e listës së votuesve, fillimin e luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe mbrojtësve të tij në Familjen e Parë, të miratojë një sërë masash anti-recesion në luftën kundër varfërisë, si dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë dhe Rusinë,” thuhet në  deklaratën e kësaj partie. Sipas tyre,  mbështetja e mëtejshme për Qeverinë  do të varet nga realizimi i këtyre përparësive, të cilët, kurse Krivokapiq dhe Abazoviq pas 2 dhjetorit do të kenë përgjegjësi të plotë për atë se çka do të ndodhë në vend. Ditën e djeshme edhe Mali i Zi Demokratik vendosi të përkrah qeverinë, kurse kryesia e  Partisë Socieldemokrate votoi kundër.

Share.