PSD: Rasti i Kripores rrezikon të bëhet devastimi më i madh i resurseve të Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Partia Socialdemokrate janë të mendimit se rasti i Kripores së Ulqinit rrezikon të bëhet devastimi më i madh i resurseve të Malit të Zi, pas Kombinatit të Aluminit.

Sipas kësaj partie , partnerët europian nuk duhet të lejojnë që kompanive të njerëzve të afërm me pushtetin tu dhurohen 15 milion metër katrorë të një prej pjesëve më vitale të vendit por edhe më gjërë.

Nga PSD thonë se do të përcjellin me vëmendje vazhdimsinë e kësaj çështjeje dhe tentativën e disa institucioneve që një kompanie dhe banke private tu mundësojnë fitim të paligjshëm në dëm të interesave shtetëror dhe publik.

Share.