PSD pret përkrahje nga Demokratët dhe URA për shkarkimin e Bratiq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Rashko Konjeviq, tha se interpelanca për shkarkimin e ministres së arsimit,Vesna Bratiq, iu ofrua klubit të Demokratëve dhe URA-s,  dhe shpresojnë për mbledhjen  e nënshkrimeve të  mjaftueshme në mënyré që interpelanca të jetë nesër në procedurën parlamentare.

Ai në konferencën për media tha se nuk kanë marrë ende një përgjigje nga klubet parlamentare “Paqja është kombi ynë” dhe “Bardh e zi”.

Deputetja Draginja Vuksanović Stanković tha se ata kërkuan që Bratić të hiqet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ajo deklaroi se është e padiskutueshme që jo të gjithë meritojnë të jenë drejtuesit e institucioneve arsimore, por që të ndryshosh të gjithë është një lojë e pashpresë politike.

“Rekomandimet kryesore për emërimet e reja janë përkatësia partiake, etnike dhe fetare.  Për shkak të një sërë deklaratash publike nga zgjidhje të tilla, krijohet një ndjenjë pasigurie dhe shqetësimi tek fëmijët dhe prindërit.  Ne sugjerojmë që Vesna Bratiq, si më përgjegjësja për këtë situatë, të hiqet sa më shpejt që të jetë e mundur “, deklaroi Vuksanoviq Stankoviq.

Share.