PSD duhet të marrë pjesë në votim për NATO

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Antari i kryesisë së Partisë Socialdemokrate Ivan Vujoviq tha se kjo parti e ka obligim të marrë pjesë në votimin e protokollit për antarsimin në NATO kur kjo pikë të jetë në rend të ditës, pasi kjo do të jetë realizim i qëllimeve programore të kësaj partie.

Sipas Vujoviq, kjo nuk do të ishte ndërprerje e bojkotit por respektim i obligimeve të ndërmarra dhe partnerëve ndërkombëtar  me të cilët Mali i Zi ka zhvilluar marrëdhënie të ngushta nëpërmjet integrimeve në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Ai shprehu besimin se antarsimi në NATO është hap i parë drejt rrëzimit të pushtetit të Partisë Demokratike të Socialistëve.

Share.