Protestë në Podgoricë kundër vendimit për marrjen e nënshtetësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Njoftimet se vendimi për marrjen e nënshtetësisë së Malit të Zi do të gjendet në rend të ditës së mbledhjes së Qeverisë, ka nxitur protesta nga disa organizata patriotike pro malazeze në vend. Disa protestues u u tubuan para ndërtesës së qeverisë gjatë kohës që po mbahej mbledhja, duke hedhur parulla kundër qeverisë  dhe vendimit në fjalë, të cilin e konsiderojnë si një akt tradhëtie. Më herët ishte njoftuar se në tubim do të merrnin pjesë edhe qytetarë nga qytete të tjera , çka bëri që policia të bllokojë disa nga rrugët që çojnë në kryeqytet. Në  rrugën Nikshiq-Podgoricë, e cila po ashtu u bllokua, erdhi edhe tek një incident i cili përfshinte një automjet të qeverisë, brenda të cilit më vonë u mësua se ndodhej vajza e kryeministrit Zdravko Krivokapiq.  Ky i fundit u prononcua lidhur me incidentin duke thënë se një vend si asnjëherë më parë do të implementohet rendi dhe ligji, kurse për protestat dhe qëllim të destabilizimit të shtetit akuzoi presidentin Millo Gjukanoviq. Protestuesit në Podgoricë ndërkohë tubimin e tyre e përfunduan pas gati një ore dhe filluan të shpërndahen. Gjatë kësaj kohe u mësua se vendimi për marrjen e nënshtetësisë nuk ishte në rend të ditës së mbledhjes së qeverisë dhe se për këtë vendim më parë do të deklarohet Këshilli për legjislaturë zgjedhore. Sipas njoftimit të mëparshëm, plani i Ministrisë së Punëve të Brendshme është që të iu mundësohet marrja e nënshtetësisë personave që në një periudhë 10 vjeçare kanë qëndruar në Mal të Zi me ndërprerje, për dallim nga vendimi aktual, i cili parashikon që nënshtetësinë mund ta marrin ata që në vend jetojnë 10 vite pa ndërprerje.

Share.