Protestë kundër devastimit të Ulqinit

0

Protestë kundër devastimit të Ulqinit

Një numër i qytetarëve morën sot pjesë në protestën para Komunës së Uqinit, të organizuar nga shoqata “Martin Schneider Jakoby” dhe këshilltarja Eleonora Shata. Arsyet e protestës, siç njoftuan organizatorët, janë tentativat e përditshme të investitorëve të papërgjegjshëm për devastimin e ambientit jetësor të Ulqinit si dhe injorimi ikëtij fenomeni nga organet kompetente. Organizatorët kanë përpiluar edhe disa kërkesa në adresë të Komunës së Ulqinit që kanë për synim të vendosin rregull në mbrojtjen e ambientit jetësor. Ata njoftuan se në rast se situata në Pyllin e Pishave nuk kthehet në gjendjen e mëparshme, do të ketë protesta të reja.

Share.

Comments are closed.