Protestë kundër betonimit të Pyllit të Pishave

0

Ditën e djeshme në Pyllin e Pishave u mbajt protestë e re për mbrojtjen e njërës prej pjesëve më atraktive të qytetit, nga siç thonë organizatorët, betonimit të paskrupullt për interesa të caktuara. Protesta filloi me marshimin simbolik prej rrethit në qendër të qytetit e deri tek Pylli i Pishave, ku protestuesve iu drejtuan aktivistë të sektorit joqeveritar të cilët përcollën mesazhin për nevojën e mbrojtjes së kësaj pjese atraktive, dhe kundërshtimin me qëllimin e Komunës së Ulqinit për ta kaluar këtë zonë në pronësi të Qeverisë. Organizatorët kanë paralajmëruar se në rast nevoje do të vazhdojnë me protesta për të ndaluar betonimin e kësaj zone.

Share.