Protestë e punëtoreve të fabrikës Ultep në Katërkollë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Puntoret e ish fabrikës për prodhimin tapetave UltepKaterkollë, dje kanë protestuar para dyerëve të kësaj fabrike dikur të sukseshme.

8 Marsi siç thonë ata është dita më e mirë për të protestuar dhe kërkuar të drejtat e tyre, të cilat po shkelen në mënyrën më flagrante. Qëllimi i protestës edhe kësaj rradhe ishte  zgjidhja e statusit të tyre dhe pagesat e prapambetur të kontributeve.

Kjo është hera e dytë që ato protestojnë këto  3 muajt e fundit, pasi protestuan edhe në nëntor, por pa arritur  suksesin e dëshiruar. Ato paralajmërojnë  se nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen, në të ardhmen do të radikalizojnë grevën deri edhe me bllokimin e rrugës kryesore.

Share.