Protestat të ruajnë qetësinë publike

0

filip-vujanovicFilip Vujanoviq presidenti i Malit të Zi ka theksuar se protestat e sotme  nuk guxojnë ta rrezikojnë rendin dhe qetësinë publike dhe as të drejtat dhe lirinë e qytetarëve te tjerë. Ai në Cetinë ka theksuar se protesta të qeta, demokratike dhe jo të dhunshme ka në çdo shtet. Protestat, ka theksuar ai, janë formë e shprehjes së pakënaqësisë dhe e synimeve. “Mali i Zi ndjek një rrugë të qartë të zhvillimit dhe rrugë të qartë të integrimeve. Ka shansin historik që në dhjetor të këtij viti të marr ftesën për anëtarësim në NATO. Kjo ftesë do të jetë kontribut i fortë në sigurinë e vendit”, ka theksuar Vujanoviq. Ftesa, siç ka theksuar, do ti forcojë edhe suazat ekonomike të Malit të Zi dhe do të mundësojë standard më të lartë të qytetarëve.

Share.