Protestat e nënave lejohen deri me 12 mars

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shfrytëzueset e kompensimeve për nënat me tre dhe më tepër fëmijë të cilat vazhdojnë të protestojnë para Kuvendit të Malit të Zi, kanë marrë nga Ministria e punëve të brendshme lejen për protestë deri me 12 mars.

Anëtarja e këshillit koordinues, Zhelka Savkoviq, ka theksuar se ato nuk do të heqin dorë nga protesta. Ministria e punëve të brendshme më parë kishte lejuar mbajtjen e protestës deri me 7 mars, por ka respektuar kërkesën që ky afat të shtyhet. “Tani presim vendimin e Gjyqit kushtetues dhe shpresojmë se ky gjyq së shpejti do të sjell vendimin” ka thënë  Savkoviq për televizionin e Malit të Zi.

Share.