Propozim: Zjarrëfiksave tu rriten rrogat për 30%

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari për financa në Komunën e Ulqinit Sead Osmanoviq, në intervistën e dhënë televizionit Teuta para një muaji , njoftoi se ishte në shqyrtim propozimi për rritjen e pagave të të punësuarëve në Shërbimin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit , në masën prej 30%, i cili kishte mbështjetjen e të gjithë përbërësve të pushtetit lokal dhe kryetarit Cungu.

Osmanoviq dje, poshtu për televizionin Teuta, konfirmoi se kjo iniciativë do të dorëzohet Kuvendit të Ulqinit dhe Ministrisë së financave për miratim shumë shpejt. Ai tha se zjarri që goditi Ulqinin gjatë dy ditëve tregoi më së miri se sa i rëndësishëm është ky shërbim , dhe  se puna e tyre duhet të jetë shumë më e çmuar se sa është aktualisht.

 

Share.